Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

AK prezanton kandidatët, Spahiu: Unë, përballë Berishës në Tiranë

kreshnik-spahiu-300x192

Aleanca Kuqezi ka prezantuar sot kandidatet e saj per deputete ne zgjedhjet e 23 qershorit.

Gjate prezantimit, kreu i AK, Kreshnik Spahiu deklaroi se ne listat e vet kjo force nuk ka asnje ish deputet, minister, por vetem gjak te ri.

“Unë do garoj në qytetin ku u linda dhe u rrita. Aleanca ka një mision t’i jape shqiptarëve një Shqipëri pa Saliun dhe Edi Ramën. Jam përballë njeriut që na mbajti peng për 20 vite. Jam i bindur që cdo shtetas shqiptar do dijë të zgjedhë mes Kreshnikut dhe Berishës, ai është i ndjeri që ka vdekur politikisht. Tirana do votojë për ndryshimin”, tha Spahiu.

Ai ka thene se shume nga ata qe nuk jane perfshire ne listat e PS dhe PD, kane kerkuar te behen pjese e listave te AK.

“Ne i themi stop ketyre, sepse ky ehste nje fenomen i dinosaureve te politikes shqiptare, ky fenomen i turpshem do te marre fund njehere e pergjithmone”- tha Spahiu.

Sipas tij, akti juridik i regjistrimit te AK si force politike eshte ndryshe nga te tjeret.

“Force politike e vetme, alternative jashte PS dhe PD. Ne kemi verdiktin popullor, me mbeshtetjen e mijera qytetareve nga gjithe Shqiperia, ne vijme sot me nje optimizem te jashtezakonshem”- tha Spahiu.

Me heret, permes nje postimi ne faqen zyrtare AK njoftonte se “pas shume telefonatash te deputeteve dhe eksponenteve te PS dhe PS qe po largohen nga Rama dhe i ndjeri Berisha, te cilet kerkojne perfshirjen ne listat e Aleances KuqeZi si kandidate per deputet, kreu i AK Kreshnik Spahiu vendosi te refuzohen te gjithe si menyre per te ndalur trafikimin dhe markaton e turpshme te krijuar si fenomen nga dy dinosauret e politikes”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :