Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Iphone 5 : Një hap tjetër evolutiv përpara

 

Përvecse është më i gjatë ( 4.87 inch ), më i hollë ( 0.3 inch ) dhe me i lehtë (3.95 ounc ), dhe shumë më i shpejte se iphone 4S, iPhone 5 përmban disa gjëra njësoj si paraardhësi. Një sipërfaqe të sheshtë përpara dhe prapa dhe një unazë metalike rreth e rrotull tij. Ndryshimi që vihet re më shumë është ndërrimi i pjesës së pasme xhami që kishte iPhone 4s me një material alumini dhe panele prej xhami ne majë dhe fund.

Ai ka një ekran rreth 176 pixel më i madh se paraardhësi qe rezulton me një video në raportet 16:9 në krahasim me raportet 3:2 që kishin paraardhësit. Kjo është më e këndshme për syrin.

Procesori Dual-Core A6 e bën atë mekanikisht më të shpejtë. Në testimin e VizBench HTML5 iPhone 5 rezultoi 3 here me i shpejte për hapjet e faqeve te internetit krahasim me iPhone 4S.

iPhone 5 vjene me një kamerë dixhitale  të pasme prej 8 Megapixel ashtu si iPhone 4S, por Apple deklaron se kjo kamerë është me e shpejte në kapjen e imazheve, dhe me një performance më të mirë në imazhet në ambientete me pak dritë. Gjithashut është më e qartë në paqartësitë e mjedisit.

Ndërsa kamera e përparme është tani në gjëndje të përpunojë video me Rezolucion 720p duke u bërë dukshëm më e mirë se iPhone 4S. Në baterinë e saj iPhone 5 është pothuaj njësoj në mos pak më keq se iPhone 4S. Në këtë pjesë sjanë bërë ndryshime të rëndësishme.

iPhone 5 vjen me një pale kufje EarPod në të cilat degjohet shumë më mirë se kufjet paraadhëse te iPhone-ve të saj. Në përbërje të celularit ka gjithashtu disa mikrofonë për të përmirësuar zërin e shmangur zhurmat. Përvec kësaj iPhone 5 vjen me shumë ndryshime të vogla të rëndësishme.

Apple e ka Pajisur iPhone 5 me sistemin e fundit të shfrytëzimit iOS6.  Në vija të përgjithshme iPhone 5 përbënë një përmirësimë goxha të madh në krahasim me paraardhësit iPhone 4S dhe 3GS

Ndiqni Videon Informuese te iPhone 5

Autori : Erald Sinjari

www.eraldsinjari.com

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :